Ky program është strukturuar mbi fusha të përcaktuara qartë, të bazuara në tema shumëdimensionale që çdo specialist i ardhshëm i SSHP-së duhet t’i njohë, t’i zotërojë dhe t’i praktikojë gjatë trajnimit.
Programi ka natyrë komplekse dhe realizimi i tij nënkupton një proces më afatgjatë, ku secili kandidat do të ketë mundësi të përfshihet në një transformim profesional e personal, duke ndjekur vizionin e arsimit të integruar dhe duke reflektuar këto aftësi në praktikën institucionale.
Ndarja e moduleve sipas orëve
| NR.R. | MODULET/TEMAT | TEORI | PRAKTIKË |
| 1 | Situata e përgjithshme në industrinë me risk të lartë. Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale | 2 | 0 |
| 2 | Faktorët specifikë të riskut në vendin e punës për industrinë, duke përfshirë nivelet tipike të faktorëve të riskut | 3 | 2 |
| 3 | Masat parandaluese specifike për industrinë të faktorëve të riskut në vendin e punës | 3 | 2 |
| 4 | Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave | 2 | 0 |
| 5 | Puna praktike | 0 | 6 |
| Gjithsej: | 10 orë | 10 orë | |
Vërejtje: Në kuadër të programit të trajnimit për Specialit të Avancuar të SSHP-së do të përdoren literaturë të përditësuara, makete dhe shembuj praktik, analiza dhe studime profesionale.
Literaturat dhe materialet do të rifreskohen sa herë të jetë e nevojshme, përfshirë edhe harmonizimin me legjislacionin në fuqi.


Post a Comment