Ky program është strukturuar mbi fusha të përcaktuara qartë, të bazuara në tema shumëdimensionale që çdo ekspert i ardhshëm i SSHP-së duhet t’i njohë, t’i zotërojë dhe t’i praktikojë gjatë trajnimit.
Programi ka natyrë komplekse dhe realizimi i tij nënkupton një proces më afatgjatë, ku secili kandidat do të ketë mundësi të përfshihet në një transformim profesional e personal, duke ndjekur vizionin e arsimit të integruar dhe duke reflektuar këto aftësi në praktikën institucionale.
Ndarja e moduleve sipas orëve dhe pikëve akredituese ECVET
| NR.R. | MODULET | KOHËZGJATJA DHE KREDITË | |
| 1 | Legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar për SSHP | 20 orë mësimore | 1 ECVET kredi |
| 2 | Vlerësimi i riskut për pozitat e punës dhe faktorët e rrezikut | 40 orë mësimore | 2 ECVET kredi |
| 3 | Masat Parandaluese/Mbrojtëse | 20 orë mësimore | 1 ECVET kredi |
| 4 | Informimi i të punësuarve | 20 orë mësimore | 1 ECVET kredi |
| 5 | Trajnimi i të punësuarve | 40 orë mësimore | 2 ECVET kredi |
| 6 | Monitorimi dhe mbikëqyrja | 20 orë mësimore | 1 ECVET kredi |
| Gjithsej: | 160 orë mësimore | 8 ECVET kredi | |
Vërejtje: Në kuadër të programit të trajnimit për Ekspertë të SSHP-së do të përdoren literaturë të përditësuara, makete dhe shembuj praktik, analiza dhe studime profesionale.
Literaturat dhe materialet do të rifreskohen sa herë të jetë e nevojshme, përfshirë edhe harmonizimin me legjislacionin në fuqi.


Post a Comment