BliTermEng – hap pikën më të re në Pejë!

Çdo hap që hedhim është për të ofruar më shumë siguri dhe shëndet për çdo punëtor. Sot, me shumë gëzim dhe krenari, festuam hapjen e pikës sonë të re në Pejë! 🎊

Ky ishte një moment i veçantë për ne, ku bashkëpunëtorët dhe klientët tanë të dashur u bashkuan me ne në këtë ceremoni të paharrueshme. Me përkushtimin dhe mbështetjen tuaj, BliTermEng do të vazhdojë të jetë lider në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë!

🙏 Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij momenti dhe që na mbështesin çdo ditë. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm të përbashkët!

📍 Vizitoni pikën tonë të re në Pejë dhe bëhuni pjesë e familjes BliTermEng!

Post a Comment