Bliterm ENG nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve

Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Bliterm ENG – Protec Consulting Group ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve. 🎉

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mundësive arsimore dhe profesionale për të rinjtë dhe të rriturit në vendin tonë. Me këtë bashkëpunim, synojmë të:

✅ Kontribuojmë në cilësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë për gjithë stafin në Institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional që udhëheqen nga Agjencioni.


✅ Zhvillojmë programe të reja trajnimi dhe edukimi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.


✅ Forcojmë lidhjet ndërmjet arsimit, aftësimit profesional dhe tregut të punës.


✅ Sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë stafin akademik në zhvillimin e SSHP-ë pranë palve në marrëveshje.

Në Bliterm ENG – Protec Consulting Group, ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime profesionale që sigurojnë një ambient pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e një force të përgatitur për sfidat e tregut të punës të shekullit XXI.

Qëndroni të informuar për zhvillimet e mëtejshme dhe aktivitetet që do të pasojnë nga kjo marrëveshje!

Post a Comment