TRAJNIMI PËR SPECIALIST TË AVANCUAR TË SSHP-SË
Ky program është i dizajnuar për profesionistë që synojnë avancimin e mëtejshëm në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke ofruar njohuri të thelluara teknike dhe praktike për menaxhimin e rreziqeve në industri me risk të lartë. Programi zhvillohet përmes një procesi intensiv trajnimi, i cili u mundëson kandidatëve forcimin e kompetencave profesionale dhe përgatitjen për role të specializuara në sektorë me rrezikshmëri të shtuar.
Në kuadër të programit përdoren materiale të avancuara mësimore, shembuj praktikë nga industria, analiza profesionale dhe ushtrime në terren, të harmonizuara vazhdimisht me standardet e sigurisë dhe legjislacionin në fuqi.
Kohëzgjatja: 20 orë (10 orë teori + 10 orë praktikë)
Lokacioni: Prishtinë
Modulet:
• Situata e përgjithshme në industrinë me risk të lartë
• Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale
• Faktorët specifikë të riskut në vendin e punës
• Masat parandaluese specifike për industrinë
• Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave
• Puna praktike në terren
Certifikimi: Certifikatë profesionale e Specialistit të Avancuar të SSHP-së, e vlefshme për kompani me risk të lartë deri në 50 punëtorë.
Për më shumë detaje klikoni këtu


Post a Comment