KUSH JEMI NE

N.N. “BLITERM” është kompani profesionale e themeluar në vitin 2012, e cila vepron si një njësi legjitime dhe e besueshme në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe në ofrimin e shërbimeve profesionale të ndërlidhura.
Që nga themelimi, N.N. “BLITERM” ka ndërtuar një strukturë organizative funksionale dhe ekipe profesionale me ekspertizë në siguri dhe shëndet në punë, standarde ISO, projektim dhe trajnim, duke ofruar shërbime të integruara që përfshijnë trajnime profesionale, konsulencë, inspektime, vlerësime të riskut, matje të kushteve të punës, raporte teknike dhe projektim inxhinierik.
Sot, N.N. ``BLITERM`` është një entitet i njohur dhe i besueshëm në këto fusha, duke kontribuar në ngritjen e standardeve të industrisë dhe në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, organizative dhe menaxheriale të individëve dhe organizatave që i besojnë bashkëpunimit dhe mbështetjes sonë. Strategjia jonë bazohet në fokusin e projekteve zhvilluese, të përqendruar në vlera dhe standarde me të rëndësishme në nivel të cilësisë dhe imazhit prezantues në treg.

MISIONI I BLITERM

Misioni i N.N. “BLITERM” është të ofrojë zgjidhje profesionale, të besueshme dhe të personalizuara për organizatat dhe individët në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, standardeve ISO, mjedisit, trajnimeve profesionale, konsulencës teknike dhe projektimit.

Ne angazhohemi që, përmes një strukture të mirëorganizuar e cila përfshin drejtim strategjik, menaxhim operacional, ekspertë të SSHP-së, trajnerë të certifikuar, laborator profesional, auditim të cilësisë dhe administratë funksionale, të ndihmojmë klientët tanë në:

-përmbushjen e kërkesave ligjore dhe standardeve ndërkombëtare;

-rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;

-përmirësimin e performancës organizative dhe menaxhimin e riskut;

-zhvillimin profesional dhe të qëndrueshëm të burimeve njerëzore.

VIZIONI I BLITERM

Vizioni i N.N. “BLITERM” është të jetë lider i pakontestuar në rajon në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, standardeve ISO, konsulencës profesionale, trajnimeve, inspektimeve dhe projektimit teknik, duke u dalluar për cilësinë e lartë të shërbimeve, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv në përmirësimin e standardeve të punës në të gjitha sektorët e industrisë.

Ne synojmë të kontribuojmë në krijimin e ambienteve të sigurta, të shëndetshme dhe të qëndrueshme të punës përmes një qasjeje të integruar të shërbimeve tona duke fuqizuar bashkëpunëtorët tanë me njohuri, aftësi dhe kapacitete praktike për zbatimin efektiv të sigurisë dhe cilësisë në vendin e punës.

Ne kontribuojmë në krijimin e ambienteve të sigurta dhe të qëndrueshme të punës duke fuqizuar bashkëpunëtorët tanë përmes shërbimeve të integruara, metodologjive bashkëkohore dhe ekspertizës profesionale, me synim ndërtimin e një kulture të fortë të sigurisë, cilësisë dhe përgjegjësisë në vendin e punës në nivel rajonal.

Ekipa

Mrekullueshme

Është kënaqësi dhe privilegj të ndajmë vizionin tonë për të ardhmen e kompanisë. Në një botë që ndryshon shpejt, suksesi ynë varet nga aftësia për të qëndruar në hap me kohën, për t’u kujdesur për punonjësit dhe për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme me gjithë partneret tanë.

Lidershipi i suksesshëm udhëheq me shembull dhe komunikon qartë. Duhet të jemi të angazhuar dhe të tregojmë përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm. Komunikimi efektiv siguron që jemi në të njëjtën rrugë dhe po punojmë drejt të njëjtave qëllime.

Planifikimi afatgjatë është thelbësor për rritjen dhe qëndrueshmërinë tonë. Duhet të kemi qëllime të qarta dhe të jemi të gatshëm të adaptohemi ndaj ndryshimeve. Fleksibiliteti dhe adaptimi janë thelbësorë për të kaluar sfidat dhe shfrytëzuar mundësitë e reja.

Përgjegjësia sociale dhe mbështetja e komunitetit janë pjesë e strategjisë sonë. Praktikat e mira, të bazuara në etikë dhe profesionalizëm, ndërtojnë besimin dhe respektin e palëve të interesuara dhe klienteles tonë. Ne jemi të përkushtuar për të qenë një forcë pozitive në komunitetet tona.

Ruzhdi FEKA – CEO